Gjashtë persona u vranë, duke përfshirë një vajzë, kur një varkë gome që transportonte rreth 60 refugjatë nga Siria dhe Libani u përmbys gjatë natës në brigjet libaneze pranë portit të Tripolit, konfirmoi ministri libanez i Transportit Ali Hami.
Ai specifikoi se trupi i një vajze u nxor nga deti të shtunën mbrëma dhe se njësia e shpëtimit ushtarak gjeti pesë trupa të tjerë të pajetë të dielën në mëngjes, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Qeveria libaneze lëshoi një deklaratë ku thuhej se kryeministri Najib Mikati “po ndjek ngjarjet në lidhje me aksidentin e refugjatëve që u larguan nga Kalamun me varkë, pa leje”./FolDrejt/