Të paktën 6 persona kanë humbur jetën ndërsa 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë në Damask të Sirisë, transmeton Anadolu, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, bazuar në Ministrinë e Brendshme, një bombë e vendosur në një motoçikletë ka shpërthyer mbrëmë në rajonin Sayyide Zeyneb të Damaskut.
Mësohet se nga shpërthimi mbetën të vdekur 6 persona dhe 23 të plagosur. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani janë të përqendruara në rajonin Sayyide Zaynab të kryeqytetit Damask.