Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar katër raste të dhunës në Prishtinë dhe dy të tjera në Prizren.
Viktimat janë femra kosovare, ndërsa të dyshuarit janë meshkuj kosovarë dhe një shqiptar i Shqipërisë të denoncuar për ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike ndaj viktmave. Pas denoncimit të rasteve në polici, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa është hapë dosja për rastet me vendim të prokurorit, transmeton Fol Drejt.
Raporti i plotë i policisë:
- Prishtinë 12.06.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
- Prishtinë 12.06.2022-15:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e saj, i dyshuari mashkull kosovar e kishte përcjellur me veturë dhe e kishte fyer. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
- Prishtinë 11/12.06.2022-19:00-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
- Enver Hadri, Prishtinë 12.06.2022-22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
- Prizren 10.06.2022-21:30. Me 12.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa , me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
- Prizren 11/12.06.2022-13:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike në familje. Rastin e ka raportuar viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/