Një stuhi pluhuri në SHBA grumbulloi 21 makina bashkë duke sjellë vdekjen e 6 personave, sipas Patrullës së Autostradës Montana.
Prokurori i Përgjithshëm i Montanës, Austin Knudsen tha se po hetohet për ngjarjen dhe do të japin më shumë detaje kur të kenë informacion, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se në mesin e viktimave janë dhe dy fëmijë.
Raportohet në në shtrirjen e autostradës kishte zero dukshmëri gjë që bëri të shkaktohej kaosi tragjik. U deshën më shumë se gjashtë orë për të rihapur plotësisht rrugën./FolDrejt/