Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një helikopter u rrëzua në Altai të Rusisë, shkruan Anadolu, transmeton Fol Drjet.
“Në fshatin Tyungur, qarku Ust-Koksinsky, një helikopter u rrëzua dhe mori flakë gjatë uljes. Sipas informacioneve paraprake, helikopteri ka prekur telat elektrikë. Informacioni është duke u specifikuar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë.
Në deklaratë thuhet se në bordin e helikopterit privat Mi-8 ndodheshin 13 persona, nga të cilët sipas të dhënave paraprake gjashtë persona humbën jetën.