Forcat ruse kanë goditur me raketa disa ndërtesa kolektive në rajonin e Donetskut, ku si pasojë u shembën, ka bërë të ditur guvernatori rajonal.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha në Telegram, se sulmi ndodhi të shtunën mbrëma në qytezën Chasiv Yar.
Gjithashtu konfirmoi se gjashtë persona janë vrarë dhe pesë tjerë janë plagosur, kurse numri i atyre që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja shkon në mbi 35.
Bazuar në informacionet e banorëve lokalë, të paktën 35 persona kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtesës pesëkatëshe.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sërish ka bërë thirrje që sa më shumë armë t’i dërgohen ukrainasve që të mbrohen nga agresioni rusi.