Gjashtë ushtarakë ukrainas janë vrarë në një aksident me dy helikopterë, kanë raportuar mediat e vendit.
Incidenti, i cili ndodhi pranë vijës së frontit në Kramatorsk dje, përfshiu helikopterë ushtarakë Mi-8, sipas faqes së lajmeve Ukrainska Pravda, shkruan Al Jazeera.
Shkaku i aksidentit nuk është raportuar.
Një zëdhënës i forcave ajrore i identifikuar si Yevhen Rakita konfirmoi vdekjen për transmetuesin publik Suspilne, por nuk dha detaje të mëtejshme.