Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vershuk njoftoi se në 24 orët e fundit 6.623 persona janë evakuuar në zona të sigurta nga qytetet ku vazhdon lufta me ushtrinë ruse.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vershuk njoftoi se në 24 orët e fundit 6.623 persona janë evakuuar në zona të sigurta nga qytetet ku vazhdon lufta me ushtrinë ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Vereshuk tha se në 24 orët e fundit 8 nga 10 korridoret humanitare kanë funksionuar në rajone të ndryshme të Ukrainës në të cilat vazhdon lufta me ushtrinë ruse.
“Sot nga 8 korridore humanitare kemi evakuuar 6.623 persona”, tha Vereshuk duke shtuar se evakuimet janë kryer nga këto korridore.
Ajo theksoi se sot kanë punuar korridoret humanitare në vendbanimet si Mariupol, Bervytsya, Bucha, Bogdanovka, Lysychans‘k, Severodonetsk, Rubejnoe dhe Popasna dhe se korridoret humanitare në Borodyanka dhe Kherson janë penguar nga ana e ushtrisë ruse.
Më tej Vereshuk shtoi se do vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve në qytetet ku vazhdon lufta./FolDrejt/