Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2023, janë kryer mbi 465 mijë parametra laboratorike, për 29 mijë 846 pacientë në Pejë.
Për këtë njoftoi SHSKUK-ja përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shërbimi i Laboratorit në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës operon në kushte moderne, me aparaturë dhe staf profesional.
Bazuar në raportet e punës së Spitalit të Pejës, ky është ëshë njëri nga shërbimet më të ngarkuara me punë, duke shërbyer me mijëra pacientë me analiza të ndryshme laboratorike, jo vetëm për pacientët e spitalizuar në reparte të ndryshme, por edhe për raste ambulantore.
Vetëm gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2023, janë kryer mbi 465 mijë parametra laboratorike, për 29 mijë 846 pacientë.
Ndërkaq, gjatë vitit 2022 ishin ofruar mbi 1. 5 milion parametra laboratorike për 88 mijë e 305 pacientë.
Akutalisht, në këtë Shërbim janë të punësuar 3 specialistë të biokimisë mjekësore dhe 18 laborantë mjekësor”, thuhet në njoftim./FolDrejt/