Nuk ka më dilema sa i takon të ardhmes së Eling Haaland, i cili ka zgjedhur Manchester Cityn si skuadrën e tij të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, pas largimit nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezonit.
Në këtë mënyrë, Haaland do të transferohet në “Etihad” për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili pëlqen shumë 21-vjeçarin e Borussias.
Sulmuesi norvegjez do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier.
City ka nevojë të madhe për një sulmues, pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës, ndërsa Pep Guardiola shpreson që norvegjezi t’i plotësojë pritshmëritë e tij.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të behët brenda kësaj jave, për t’iu dhënë kështu fund njëher e mirë zërave të merkatos./FolDrejt/