Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Kolumbi. Në një ndeshje me dema e cila luhej në stadiumin “El Espina” të Tolimas ishin mbledhur një numër i lartë tifozësh.
Një pjesë e stadiumit u shemb, tifozët u përfshinë nga paniku dhe nxituan të zbrisnin në fushë. Bilanci? Katër të vdekur dhe shumë të plagosur, rreth 322, 30 nga të cilët në gjendje të rëndë.
Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.
“Na vjen shumë keq për atë që ndodhi në arenën tonë të ndeshjes me dema. Dua t’u kërkoj qytetarëve që janë në zonë që të evakuohen, autoritetet tashmë po i përgjigjen urgjencës dhe të lënduarit janë dërguar në spitale”, tha Juan Carlos Tamayo, kryetari i bashkisë Espinal.
Asnjë shkak zyrtar i shembjes së stadiumit nuk është dhënë, por Tamayo tha në deklaratën e tij se autoritetet “kanë filluar tashmë të hetojnë shkaqet e asaj që ndodhi”. /f.a/abcnews.al