Shpeshherë thuhet se vozitja është pika në të cilën ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i mbajmë duart tona të lira, por si duket edhe këtu ka përjashtime.
Fol Drejt kupton se të pish kafe gjatë vozitjes në fakt nuk është një gjë e keqe.
Kafja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë përmirësojnë koncentrimin dhe reduktojnë ndjenjën e lodhjes, e cila shfaqet shpesh gjatë vozitjeve të gjata, përcjell British Medical Journal.
Shkencëtarët kanë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë, siç janë mosha, sasia e gjumit, kilometrat e kaluara dhe koha e ditës kur vozitet.
Shoferët të cilat kanë pirë kafe për të qëndruar më vigjilentë kanë pasur madje 63 për qind rrezik më të vogël për të shkaktuar aksident komunikacioni.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë që kafja nuk mund të zëvendësojë gjumin kualitativ dhe sjellin disa këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni gjatë vozitjeve të gjata:
• Mos vozitni kurrë nëse jeni të lodhur;
• Pas çdo 2 orëve bëni një pauzë prej më së paku 15 minutash;
• Shmangni vozitjen gjatë natës;
• Nëse gjatë vozitjes ju flihet, gjeni vend të sigurt ku do të ndaleni dhe të pushoni pak;
• Mbani mend që ilaçi i vetëm kundër pagjumësisë është gjumi kualitativ.
Udhëheqësja e hulumtimit prof. Lisa Sharwood ka deklaruar se si “vozitjet e gjata mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme nëse personi nuk ka pasur gjumë kualitativ dhe nuk është përgatitur psikikisht për vozitje.”
Sharwood ka shtuar se si “ende po hulumtojnë se cila është mënyra më e mirë të pushojnë pak nga vozitja – gjumi, kafja apo shëtitja.”
Të gjithë shoferët duhen ta planifikojnë me kujdes rrugën, para rrugës duhet të pushoni mirë dhe të flini që të mos e rrezikoni jetën tuaj, në radhë parë./FolDrejt/