Një person ka raportuar se ka gjetur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Mogillë të Gjilanit.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it dhe sipas policisë, e kanë larguar mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.