Mediat lokale raportuan se trupat u gjetën në një varrezë në qytetin San Luis Rio.
Në një varrezë sekrete në shtetin meksikan Sonora janë gjetur 11 trupa, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mediat lokale raportuan se trupat u gjetën në një varrezë në qytetin San Luis Rio.
Autoritetet theksuan se 11 trupa u zhvarrosën, përfshirë dy gra.
Departamenti i Hetimeve Penale (AMIC) tha se pranë trupave janë zbuluar një numër i madh i sendeve personale.
Viktimat besohet se janë vrarë në përplasjen e bandave.
Sipas raporteve nga Komisioni për Kërkim në Meksikë, 94.500 persona llogariten si të zhdukur në këtë vend./FolDrejt/