Katër indianë, dy gjermanë dhe 16 nepalezë ishin në një avion De Havilend Canada DHC-6-300 Twin Otter, në pronësi të kompanisë private Tara Air.
Ekipet e shpëtimit nga Nepali kanë gjetur deri më tani 14 trupa nga rrënojat e një avioni të vogël me 22 persona, i cili u rrëzua të dielën.
“Kërkimet për të tjerët vazhdojnë,” tha një zëdhënës i aeroportit të Katmandu, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.