Numri i të vdekurve nga anija që u fundos pasi u godit nga Cikloni Tauktae në fillim të kësaj jave është rritur në 37, bëri të ditur sot Marina e Indisë, raporton Anadolu.
Një zëdhënës në një deklaratë tha se 188 të mbijetuar janë shpëtuar dhe 37 trupa janë gjetur.
“Anijet dhe avionët e Marinës së Indisë vazhdojnë të kërkojnë anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të Barge P305”, sipas deklaratës.
Sipas zyrtarëve të Marinës, më shumë se 35 njerëz janë zhdukur dhe po zhvillohet një kërkim për t’i gjetur ata.
Tauktae zbriti të hënën në shtetin perëndimor Gujarat me erë deri në 185 kilometra në orë.