Autoritetet tajlandeze thonë se kanë sekuestruar 50 milionë tableta metamfetamine pranë kufirit të vendit me Mianmarin, një sasi rekord për vendin dhe e dyta më e madhe në Azi.
Tabletat ishin në çanta të mëdha në pjesën e pasme të një kamioni, të cilin policia dhe ushtarët tajlandez e përgjuan të martën në një pikë kontrolli sigurie në provincën perëndimore të Kanchanaburi, tha policia, sipas Reuters.
Një burrë dhe një grua që ndodheshin në kamion u arrestuan, thuhet në deklaratë.