Autoritetet në Meksikë njoftuan se 67 emigrantë të parregullt, 57 prej të cilëve ishin fëmijë, janë gjetur të fshehur në një kamion në një autostradë pranë kufirit me SHBA-në.
Në një deklaratë nga Shërbimi Kombëtar i Emigracionit thuhet se në një kamion që u ndalua në kufirin me SHBA-në ndodheshin 67 emigrantë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Thuhet se 47 fëmijë nuk ishin të shoqëruar nga prindërit.
Drejtuesi i mjetit u ndalua ndërsa fëmijët u dërguan në një shtëpi për kujdesin e fëmijëve./FolDrejt/