Tetë trupa të pajetë janë gjetur pas një zjarri në një shtëpi në Oklahoma të SHBA-së.
Ekipet e ndihmës emergjente dhe zjarrfikëses mbërritën në vendngjarje pas një njoftimi për zjarr në një shtëpi në qytetin Tulsa të Oklahomas, transmeton Fol Drejt.
Policia njoftoi se në shtëpinë e përfshirë nga zjarri humbën jetën 8 persona, përfshirë 6 fëmijë por që ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së tyre.
Dëshmitarja Catelin Powers tha se një burrë dhe një grua po prisnin para shtëpisë me telefona në duar, teksa nga shtëpia po dilte tym.
Pas deklaratës së dëshmitares, policia filloi hetime “me dyshimin për vrasje”, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve./FolDrejt/