Policia e Kosovës ka shtuar detaje rreth një raporti që e kishte bërë më 25 janar të këtij viti.
Rasti ka ndodhur në Klinë, ku gjatë ditës së djeshme dhe është arrestuar një person, transmeton Fol Drejt.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 22.02.2022 njësitë policore gjatë kontrollit në kanalin e ujitjes para dyerve të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar të fshehura e ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me dy fishekë të cilat armë dyshohet se ishin përdorë në rast. I dyshuari të cilit i përkasin armët lidhur me rastin gjendet në paraburgi”, thotë ndër të tjera Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./FolDrejt/