Dy persona kanë humbur jetën nga shembja e dy ndërtesave në qytetin francez të Marsejës, njoftuan mëngjesin e sotëm zjarrfikësit francezë që marrin pjesë në operacion pas shpërthimit që rrëzoi ndërtesat.
Siç raporton portali “BFM” nga Marseja, kërkimet vazhdojnë, por me kalimin e kohës, shpresa për gjetjen e të mbijetuarve po pakësohet.
“Dy trupa të pajetë u gjetën sonte në rrënojat e dy ndërtesave në rrugën Tivoli në Marsejë. Duke pasur parasysh vështirësitë që po hasim, rikuperimi do të marrë pak kohë. Më pas gjërat do të merren nga autoritetet legjislative”, njoftuan zjarrfikësit e qytetit të Marsejës.