Katër fëmijë u gjetën të gjallë në Kolumbinë jugore, pesë javë pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një xhungël të dendur, njoftoi presidenti kolumbian Gustavo Petro.
Katër fëmijë, 13, 12, nëntë vjeç, si dhe një foshnjë 12 muajshe, shpëtuan pas ndihmës nga ushtria pranë kufirit, midis provincave të Caqueta dhe Guaviare, afër vendit ku u rrëzua avioni Cessna 206, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.