Shumë mbetje njerëzore u gjetën në liqenin Mead afër Las Vegas, niveli i të cilit po bie për shkak të thatësirës, pasi një trup u zbulua në një fuçi më 1 maj.
Hetuesit thanë se trupi i parë, i gjetur më 1 maj, i përkiste një personi që vdiq në vitet 1970 ose 1980.
Mbetjet e fundit të trupit u gjetën të shtunën, dhe policia paralajmëroi se me siguri do të gjenden më shumë trupa ndërsa liqeni tërhiqet, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.