Burimet zyrtare konfirmojnë se janë gjetur mbetje të avionit me 28 pasagjerë që u zhduk mëngjesin e kësaj të marte në Rusi, nga i cili nuk ka asnjë të mbijetuar.
Turbo-prodhimi me dy motorë Antonov An-26 ishte rrugës nga kryeqyteti Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana, një fshat në veri të gadishullit Kamchatka, kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror.
Sipas minitrisë së Emergjencave, aeroplani mendohet se është përplasur në një shkëmb.
Në bord ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Moti në zonë ishte me re në kohën kur avioni u zhduk dhe kjo mendohet se ka qenë arsye për një fushëpamje të keqe, që si pasojë ka sjellë përplasjen.