Në malet Apenine janë gjetur mbetjet e helikopterit me 7 persona në bord, përfshirë 4 turq i cili u zhduk nga radari të enjten në zonën mes Toskana-s dhe Emilia-Romagna-s të Italisë.
Në një deklaratë me shkrim nga prefektura e Modenës thuhet se mbetjet e helikopterit HH139 që i përket Forcave Ajrore të Italisë u gjetën në mes të zonës së kampingut Battisti dhe zonës Segheria në Malet Apenine në zonën mes Toskana-s dhe Emilia-Romagna-s të Italisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Teksa nuk jepet ndonjë informacion lidhur me situatën e personave brenda helikopterit, në deklaratë thuhet se nëpërmjet rrugës tokësore në zonë janë dërguar menjëherë ekipet që zhvillojnë punime kërkim-shpëtimi dhe se punimet janë intensifikuar në zonën ku ndodhen mbetjet.
Në anën tjetër, në lajmet në shtypin italian thuhet se për mbetjet e helikopterit forcat e sigurisë janë informuar nga një person që kryente ecje në natyrë në vendin Cusna në Malet Apenine.
Helikopteri i ngrit më 9 qershor për të fluturuar nga Lucca drejt rajonit Treviso të Italisë me 7 persona në bord, përfshirë 4 turq dhe pas një kohe ai u zhduk nga radari. Forcat italiane të sigurisë, njësitë e mbrojtjes civile dhe vullnetarët po kryenin punime të kërkim-shpëtimit për të gjetur helikopterin.
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu sot në një konferencë për media në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, deklaroi: “Zona ku ka rënë helikopteri (helikopteri i zhdukur në Itali) është gjetur por ende nuk kemi mundur të marrim informacion rreth personave në helikopter”./FolDrejt/