Dy raste të gjetjes së mjeteve shpërthyese janë raportuar në komunën e Pejës në 24 orët e fundit.
Rastet raportohet të kenë ndodhur në fshatrat Bellopojë dhe Kryshec, rreth orës 10:00, transmeton Fol Drejt.
Për rastin në Bellopojë, raportohet se është gjetur një mjet shpërthyes i modelin D-10.
Ndërkaq, në Kryeshec, një banor ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në arën e tij, ka gjetur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore A-6.
Në të dy rastet kanë dalë njësitet e KFOR-it, të cilat e kanë bërë tërheqjen e shpërthimin e mjetit shpërthyes./FolDrejt/