Dy persona, të gjinisë femërore janë gjetur të vdekura në komunën e Mitrovicës.
Dy rastet kanë ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 18:19 dhe tjetri 18:10.
Në raportin 24 orësh të policisë, për të dy rastet thuhet se vdekja e viktimave është konstatuar nga ekipet gjegjëse mjekësore. Me vendim të prokurorit, dy trupat e pajetë janë dërguar për obduksion./FolDrejt/