Dy persona janë gjetur pa shenja jetë në Fushë Kosovë dhe Podujevë, teksa Policia ka bërë të ditur se po i heton rastet.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se një person është gjetur pa shenja jetë në Fushë Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Ndërsa një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bajqinë të Podujevës.
“Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.