Një ngjarje tragjike ka tronditur shtetin e Francës teksa ka qenë një familje katër anëtarëshe e cila ka përfunduar tragjikisht.
Siç raporton AFP, ngjarja ka ndodhur në Finistere, në pjesën perëndimore të Francës, me ç’rast katër anëtarë të një familjeje, babai, nëna dhe dy vajza të vogla, janë gjetur pa shenja jete.
38-vjeçarja u gjet në katin e dytë, në krevatin bashkëshortor dhe vajzat 8 dhe 11 vjeç në katin e parë, secila në dhomën e vet dhe në shtratin e tyre.
41-vjeçari është gjetur i varur në katin përdhesë, në shkallë, sipas prokurorisë. Një qen, me sa duket i përkiste familjes, u gjet gjithashtu i vdekur.
Sipas hetimeve fillestare nga hetuesit, nuk flitet për asnjë gjurmë të dëmtimit të jashtëm, ndërkohë që nëna dhe dy vajzat kanë shenja helmimi.
Provat e para të mbledhura e nxjerrin babain si të dyshuarin kryesor të vrasjes.
Megjithatë, policia vendase po vazhdon hetimet, ndërsa do të bëhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes./FolDrejt/