Katër studentë të cilët u gjetën të vdekur të dielën, besohet se ishin viktima të vrasjes, thanë zyrtarët e shkollës, shkruan abc13.com, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në universitetin e Idahos.
Studentët, të cilët nuk janë identifikuar, jetonin pranë kampusit universitar, thanë zyrtarët.
“Departamenti i Policisë po heton dhe familjet e këtyre studentëve janë njoftuar”, thanë zyrtarët e universitetit në një mesazh të postuar në Twitter.
Policia tha se ata iu përgjigjën King Road për një raportim të një personi pa ndjenja. Kur oficerët mbërritën, ata “zbuluan katër individë të cilët ishin të vdekur”, sipas një deklarate për shtyp.
Universiteti tha se anuloi të gjitha orët e së hënës. /FolDrejt/