Vajza adoleshente e një milioneri britanik është gjetur e pajetë në një pishinë pas një feste me miqtë në Majorca.
Josie Clacher u gjet në fund të pishinës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës pasi fqinjët thirrën shërbimet e urgjencës që nxituan në vendngjarje.
Mjekët u përpoqën të ofronin ndihmën e parë, por ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes. 18-vjeçarja po qëndronte në një vilë në qytetin Alaro me miqtë dhe familjen, si dhe nënën e saj Rachel Clacher, bashkëthemeluesen e kompanisë për përgjigje telefonike Moneypenny, e cila raportohet të ketë vlerë rreth 100 milion. /FolDrejt/