Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është grua dhe se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.
Telegrafi mëson se viktima është e moshës rreth 50-vjeçare.