Rreth orës 09:37 të ditës së djeshme, policia ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të një personi.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh policia është shprehur:
“Gjilan 21.02.2022-09:37. Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/FolDrejt/