Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan.
Rasti ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:05, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/