Një burrë nga Maryland, SHBA u gjet i vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga më shumë se 100 gjarpërinj helmues dhe jo helmues, thanë zyrtarët të enjten. Policia mbërriti në shtëpinë e 49-vjeçarit pasi një fqinj i telefonoi për të thënë se e atë të shtrirë në dysheme pa ndjenja, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Charles.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, ku gjetën të pajetë 49-vjeçarin. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia gjeti brenda shtëpisë më shumë se 100 gjarpërinj të varieteteve të ndryshme, ekzistenca e të cilëve ishte e panjohur për fqinjët. g.v/abcnews.al