Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës konfirmoi vdekjen e Nakonechny-t, kurse policia ka nisur hetimet rreth incidentit.
Një agjent i lartë i inteligjencës ukrainase u gjet i vdekur në apartamentin e tij gjatë fundjavës në Ukrainën qendrore, raportuan mediat lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Oleksandr Nakonechny, shefi shërbimit inteligjent të Ukrainës SBU për rajonin Kriovograd, u gjet i vdekur të shtunën vonë nga bashkëshortja e tij të në apartamentin e tyre në qytetin Kropyvnytsky. Sipas pretendimeve, ai ka vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.
Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës konfirmoi vdekjen e Nakonechny-t, kurse policia ka nisur hetimet rreth incidentit.
Andrii Lavrus, një politikan lokal, shkroi në Telegram se Nakonechny ka kryer vetëvrasje.
Organet përgjegjëse nuk kanë konfirmuar këto pretendime./FolDrejt/