Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në një pyll në Lobizhdë të Istogut.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Njoftimi i Policisë:
Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.