Një 16-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në bjeshkët e Junikut.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i rajonit policor të Pejës, Fadil Gashi për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Ai ka bërë me dije se i ndjeri është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkën e Junikut.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Gashi./FolDrejt/