Një person, i moshës 60-vjeçare, është gjetur i vdekur në një rrugë të komunës së Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Siç ka thënë Gashi, bëhet e ditur se viktima është gjetur nga një familjar.
“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Rasti është duke u hetuar.” – ka thënë Gashi./FolDrejt/