Një burrë është gjetur i vdekur në një rrugë afër shtëpisë së tij, dje në fshatin Lajthishtë të Obiliqit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.
“Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport.