Një shtetas iranian është gjetur i vdekur në malet Legadio në Serres në Greqinë veriore, transmeton Fol Drejt.
37-vjeçari iranian raportohet se u mbyt duke u përpjekur të kalojë një përrua së bashku me gruan e tij 24-vjeçare, e cila raportohet e zhdukur, shkruan AA.
Operacioni i kërkim-shpëtimit për gruan deri më tani nuk ka sjellë asnjë rezultat.
Sipas një raporti të policisë greke, vëllai 22-vjeçar i gruas njoftoi autoritetet përmes numrit të urgjencës evropiane 112 herët ditën e djeshme, pasi tentoi të kalonte ilegalisht Greqinë së bashku me emigrantë të tjerë.
Rajoni në lindje të Selanikut është prekur nga moti i rëndë “Diomedes” me borë dhe erëra të stuhishme dhe temperatura shumë të ulëta, duke detyruar tragetet të mbyllen në porte dhe duke prekur edhe mjetet e tjera të transportit.