Një rast i cilësuar si “vrasje” është raportuar në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:08, përcjell Fol Drejt.
“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njoftoi policia në rpaortin 24 orësh./FolDrejt/