Një person është gjetur pa shenja jete, në qytetin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur gjatë orëve të pasditës, aty rreth 16:20, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës, është shprehur:
“Gjakovë 01.03.2022 – 16:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për Obduksion.”/FolDrejt/