Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Për rastin ka folur Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore ku këta të fundit kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, përderisa në anën tjetër rasti vazhdon të jetë nën hetime./FolDrejt/