Një person është raportuar pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:14, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në raportin 24 orësh./FolDrejt/