Një person është gjetur i vdekur në kryeqytet.
Për rastin ka raportuar një shtetas shqiptar gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/