Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:50, përcjell Fol Drejt.
“Lipjan 07.03.2023 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Rasti mbetet për t’u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/