Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti është raportuar në qytetin e pejës, rreth orës 09:13 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Vdekja e viktimës, mashkull kosovar është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Trupi i pa jetë me vendim të prokurorit dërgohet në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet përkatëse./FolDrejt/