Një person është gjetur i vdekur para shtëpisë së tij në Gjakovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40, përcjell Fol Drejt.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/