Edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë në veri.
Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi.
Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.
Prokurori gjatë ditës ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar edhe vetura të tjera nën dyshimin për posedim të armëve që lidhen me grupin kriminal.
Numri i sulmuesve të vrarë, me këtë të fundit, ka shkuar në katër.